Zyrtare: Finalja e “Conference League” në Air Albania

Stadiumi modern në Shqipëri “Air Albania” do të jetë nikoqir i finales së madhe evropiane të Ligës së Konferencës në vitin 2022.

Vendimin në fjalë e ka marrë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së.

Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, Shqipëria mirëpret një finale evropiane.

Kujtojmë që “UEFA Conference League” është një turne i ri evropian që do të nisë edicionin e ardhshëm, teksa finalja e parë historike e kësaj gare do të zhvillohet në “Air Albania”.

Drita mposhtë minimalisht Llapin dhe ngushton diferencën me Ballkanin

“Jeni krenar tani? I dhuruat Shqipërisë finalen”/ Në Greqi çmenden pas UEFA-s, deputeti grek sulmon Federatën