(Video)/ Broja në golin e dytë “trullosi” edhe VAR-in

Armando Broja, duket se është bërë çështje në Holandë. Ka qenë shefi i arbitrave në Holandë, që ka treguar një episod interesant lidhur me golin e dytë të shënuar nga Broja, në fitoren e Vitesse-s ndaj Den Hag.
 Pozicionimi i Brojës në marrjen e topit dukej se ishte shumë përpara mbrojtsave të kundërshtarëve. Megjithatë këto dyshime mund të shuheshin për faktin se VAR ekziston në “Eredivisie”.

Madje edhe vetë lojtarët e Den Hagës do të shihnin nga anësori që nuk e ngriti flamurin, ndërsa nga ana tjetër VAR nuk ndërhyri për të anuluar golin. Ky do të ishte edhe veprimi i drejtë në fakt, teksa shefi i arbitrave Dick Van Egmond tregon edhe një problem të rrallë që e bëri të pamundur ndërhyrjen për t’ia hequr golin e dytë Brojës.

“Kamerat e nevojshme ishin në dipozicion, por nuk na funksionoi programi. Një prapësi teknike të cilën edhe tani unë nuk e shpjegoj dot sesi erdhi. Para ndeshje u informuam disi për një gabim dhe u munduam ta rregullojmë, por mesa duket ishin përpjekje pa rezultat”.

Llapi zhgënjen sërish, Arbëria kthehet me gjah të plotë nga Skenderaj

Lajm i keq për Kosovë:A do ti humb Muriç ndeshjet e nëntorit?