Vata: Asnjë trajner shqiptar nuk mund të bënte më keq se Reja

Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Rudi Vata, e ka cilësuar si shumë negative paraqitjen e Shqipërisë. Sipas tij, kuqezinjtë duhej të dominonin ndaj skuadrave në grup, ndërsa u mungonte zjarri, siç shpejgoi ai në “Rubrika Sportive”.

“Unë e pashë si lojë të varfër në aspektin e agresivitetit. Skuadra ishte shumë e butë. Kur mendoj që luajmë me kundërshtarë të tillë, që unë e pashë se në mbrojtje ishin të brishtë, i lejuam të kontrollonin topin, të pasonim lirshmërisht. Mendoj që ndaj këtyre kundërshtarëve duhet të jemi agresivë në sulm e të sigurt mbrapa. Nuk e di pse i lejuam të luajnë futboll, skuadra nuk funksionoi.

Veseli nuk është lojtar krahu, më tepër mendoj se është qendërmbrojtës., nuk ka cilësitë në krah. Në 2-3 raste që doli ishte konfuz e jo i sigurt në pasimin e fundit. Ishte pozicion që nuk u shfrytëzua sot në aspektin ofensiv se në mbrojtje skuadra nuk pati vështirësi të madhe.

Sa i përket atij numrit 10, zëvendësuesit të Skelës, Kallaku luajti shumë i tërhequr, më tepër i angazhuar të marrë topin në mesin e fushës. Nuk e pashë të futej nëpërmjet pasimeve, të depërtonte, të krijonte panik në mbrojtje. Trashi ka rritur personalitetin e tij në skuadër, kishte shans në pjesën e dytë ku mund të godiste, por edhe të arrish deri në atë pozicion, duket që është stabël dhe ka krijuar siguri në krahuen majtë, e bën mirë. Nuk mendoj se me këtë sistem kemi më të mirë se Trashi për momentin. Për krahun e djathtë duhet menduar për alternativë tjetër se Veseli është më mbrojtës sesa të dalë të ndihmojë në sulm.

Këta kundër të cilëve luajmë, janë nën nivelin tonë, në të gjtiha aspektet dhe ata mendoj se duhet t’i dominojmë edhe me lojë, edhe me gola: Nëse mendojmë se një grup si ne e ka Mali i Zi që ka 600 mijë banorë, e kanë 9 pikë, Shqipëria duhej të kishte po aq pikë e të tregonte potencialin e forcën. Këto janë ndeshje të rëndësishme që t’i shfrytëzojmë e të rritemi në aspektin e imazhit. Nëse lexojmë deklaratën e ish-trajnerit të Kazakistanit para ndeshjes, tha se Shqipëria ka bërë disa rezultate po nuk kishte vazhdimësi, ndaj ne duhet të fitojmë. Pra edhe ky Kazakistan, ndonëse sot ishte i lumtur me barazim, kanë menduar se mund të fitojnë. Kjo është për shkak të lojës agresive që na mungon, dinamiika e lëvizjeve, në disa raste ulim ritmin e lojës, ndoshta edhe gjendja e lojtarëve nuk është optimale.

Broja i cili për mua ato raste i krijoi prej aftësisë së tij individuale, u la i vetëm, nuk ishte i lutmur me shërbimin, kallaku u lodh pas minutës së 65-të. Ra kirjimtaria, duhej të futej lojtar me më shumë krijimtari që të krijonim mundësi se te kjo ndeshje sot u humbën 2 pikë të rëndësishme.

Përderisa trajneri bën shumë pak zëvendësime, mendoj se nuk ka besimin te lojtarët që ka në dispozicion. Kjo është e vetmja arsye, se nëse ke skuadër me lojtarë me pak a shumë të njëjtat karakteristika, duhet medoemos që të bënte ndërrimet e mundshme. Por si duket trajneri nuk e ka besimin, e ka fokusuar te një grup, ka besimin se mund të arrihet ku mendon ai me këta futbollistë. Por nuk e shoh me optimizëm, nuk e shoh trajner që bën lëvizje që ndryshojnë kursin e lojës. Ndoshta ka nevojë edhe për stolin e stafin që nuk kanë entuziazëm, energji, agresivitet edhe si staf. Tramexani ishte i rëndësishëm për De Biazin, nuk ekziston kjo energjia, lidhja kimike, ka ftohtësi trajner-skuadër. Ndoshta do kohë, por edhe për lojtarët e rinj që vijnë është përgjegjësi e madhe për ta. Pyetja tani është çfarë mund të sjellin, se janë nën presion. Kanë talent por eksperienca është e rëndësishme. Kryesorja të paktën u mor një pikë, të mendojmë për ndeshjen tjetër e të shohim çfarë mund të bëjmë.

Fitoja sjell pozitivitet, mbrojtja ka djem që luajnë në Serinë A, nuk i shoh me grintën dhe agresivitetin e Canës që skuadra duhet të fitojë ndeshjen. I mungon zjarri, lideri, ndoshta motori Lala, i mungon lojtari që jep shembullin personal për të fituar ndeshjen. Se këto duhen fituar, për ne nuk është e pranueshme që në dy ndeshje te marrinm 1 pikë me Lituaninë e Kazakistanin. Për mua është humbje e madhe, pretendimet tona janë tepër të mëdha. Këta janë sigurisht profesionistë, por duhet të mendojnë sikur po luajnë një lojara i Serisë A me një të C1. Për mua është e pajustifikueshme, nëse do të merremi me justifikime, i bie që të vazhdojmë kështu. Duhet analizuar kjo ndeshje, duhej jo për  mirë, por çfarë bënë keq, se çfarë bëmë mirë është normale.

Nëse mendojmë që do të punojmë për eliminatoret e 2024, atje mund të bjerë me kundërshtarë më të fortë. Si mund të dominojmë me emra më të fortë kur nuk dominojmë me këto lloj kundërshtarësh? Emra si Uelsi apo Irlanda janë shumë më të fortë për këto, ne mund të mendojmë por për çfarë?  Për të marrë pjesë? Ne duke marrë pjesë jemi edhe tani.

Tani dal në konkluzion se trajneri jonë bën taktikën vetëm si kemi për të luajtur ne, se nëse analizon edhe si luan kundërshtari merr mas atë tjera. Lituania mori tre pikë dhe trajneri I tyre tha e analizuam se ka lojtarë që po u lë tipin të krijojnë probeme. Ne këtë duhej të bënim sot, duhej të analizonim këtë kundërshtar. Ne duhej të analizonim si organizohet ky kundërshtar dhe me tanët të dominonim. Kurse në këtë aspekt që ne luajmë me 3 mbrojtësa e 2 anësore, dakord, pro duhet të llogaritësh si luan kundërshtari. Aty ku ka pikën e dobët duhet të insistosh, Qendra e mbrojtjes ishte e avashtë, po t’i vijë nën presion ta dorëzonin topin dhe ne nuk i bëmë presion.

Për t’u justifikuar trajneri e ka të kollajtë, se mund të justifikohet me paraqitjen,. Mendoj se trajneri ështëi i huaj te Shqipëria për të bërë gjëra më të mira se kaq. Kam një pyetje, tre ndeshje dhe katër pikë, a janë të mjaftueshme me kundërshtarë të tillë, me dy gola? Përndryshe nuk kemi pse të paguajmë të huaj. Dakord, Reja është profesor i futbollit e vjen nga Seria A me eksperiencë. Por sa trajnerë shqiptarë munë të bëjnë më keq se Reja në pozicionin e tij. Mendoj se ka pak trajnerë në Shqipqri, që mund të bëjnë më keq se kaq me këta lojtarë në dispozicin. Nëse ai nuk vjen të na japë arsyet e vërteta, harxhojmë kohën kot me një të huaj. Mund të bëjmë me një trajner shqiptar, që mund të jetë shuëm më mirë në pikëpamjen time”, tha Vata.

E pazakontë: Në Spanjë, hendbollistët luajnë me maska

Ekskluzive: Kush është talenti i radhës qe refuzoi Shqipërinë?