Tare “shuplakë”analistëve: Gjithmonë flasin pas, asnjëherë para

Drejtori sportiv i Lazios, dhe ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare ka dhe një intervistë së fundmi për Top Channel.
Ai është pyetur ne lidhje me sulmet ndaj trajnerit Reja, dhe përgjithësisht me gjendjen e ekipit kombëtar.
I ashpër ka qenë shtatlarti me analistët sportiv “Nuk më interesojnë njerëzit që flasin për diçka pas dhe asnjëherë para. Ndërrimi i gjeneratave është i vështirë. Unë e njoh mirë Rejën dhe ka një eksperiencë të madhe”.
Më tej, Tare ka thënë se ndërrimi i gjeneratave është i domosdoshëm “Duhet të jenë të gjithë në një mendje. Topi është për të gjithë dhe futbolli është për pak njerëz, sepse nuk e njohin njësoj të gjithë dhe ka shumë vështirësi. Të gjithë duhet ta kuptojnë se është një fazë tranzicioni dhe duhet të jemi objektiv”, tha ai.

Me plotë mungesa, Kosova U21 e pret Andorrën

De Biasi e kërkon suksesin me Azerbajxhanin në ” Elbasan Arena”