Rikthehet Europa League: Ja kush do të jetë titullar nga futbollistët shqiptar

Europa League, nis sonte pas ndeshjeve te Champions-it të luajtura dy netët e kaluara. Pjesë e kësaj gare janë edhe disa që në përbërjen e tyre kanë futbollistë shqiptarë dhe që sot pritet të jenë në fushë.

Skuadra e Lirim Kastratit, Dinamo Zagreb, do të ndeshet me CSKA në Moskë, ndwrsa në pak me vone vjen radha e talentit më të përfolur, anëtarit të Romës, Marash Kumbulla, i cili gjithashtu do të jetë titullar ndaj CSKA- Sofje.
Titullar pritet të jetë edhe kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj me Napolin e tij që do të kërkojë pikët e para ndaj Real Sociedad në transfertë, ndërsa që në stol do të jetë Rrahmani.
Edhe mbrojtësi tjetër i Kombëtares Enea Mihaj do të ketë një transferte të vështirë me ekipin e tij PAOK ndaj Granadës.

E larguan nga Kukësi si dështim, Dy klube të Serie A, pas sulmuesit të Ballkanit

Mesfushori shqiptar shënon përsëri në Kinë (video)