Renditja e FIFA: Kosova bie për një pozitë

FIFA ka publikuar klasifikimin e ekipeve përfaqësuese në bazë të ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kombeve në tetor.

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një pozitë, dhe tashmë ndodhet në pozitën e 116-të të kësaj renditje. Ekipet e tjera te grupit, Greqia ka humbur një pozitë, dhe tashmë ndodhet e 54-ta, Slovenia pas ndeshjeve të mira këtë muaj ka njohur rritje dhe është ngritur për 2 vende me lartë, për të zënë vendin e 62-të, ndërsa që Moldavia ka mbetur në pozitën e pandryshuar, e 175-ta në këtë ranglistë.

Shtëpia botërore e futbollit, ka bërë publik klasifikimin ditën e sotme, pas 12 ndeshjeve të zhvilluara këtë muaj.

Top 3 i rangimit nuk ndryshon, ndërsa që ngritjen më të lartë e ka bërë Malta + 6 pozita.

FIFA me një lajm shumë të keq për Kombëtaren Shqiptare

Corriere dello Sport: Tetor i shkëlqyer për Kumbullën