Refuzoi Shqipërinë, tash mbetet pa skuadër

Shani Tarashaj llogaritej si një nga futbollistët shqiptarë dhe jo vetëm si më të talentuar në futbollin evropian. Transferimi i tij te Evertoni në vitin 2016 bëri bujë. Por, doli të ishte pikërisht skuadra angleze ajo që ia dha të praptën në karrierë.

Në janar 2016, Shani Tarashaj (25) nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me Everton në Premier League. Trajneri i atëhershëm, Roberto Martinez kishte paralajmëruar se Tarashaj do të lëvizë tifozët nga karriget me talentin e tij.

Një vit më pas, Koeman ishte emëruar trajner i Evertonit por as Martinez dhe as Koeman nuk u bindën dot nga talenti i Tarashajt. Periudha e keqe për të filloi vitin tjetër kur ai filloi të huazohet tek disa skuadra të tjera. Tarashaj e provoi veten tek Grasshopers, Frankfurt, e Emmen, por që nuk dolën aventura të suksesshme. Për më keq, gjatë kësaj periudhe Tarashaj u përball me shumë lëndime.

Përpara se të bëhej i “famshëm”, ai u kontaktua nga Shqipëria për të veshur fanellën kuqezi, por i refuzoi në mënyrë kategorike, sepse duke qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtareve të moshave të Zvicrës, ku kishte bërë vërtetë paraqitje shumë të mira, mendonte  se do të bënte karrierë të madhe me Zvicrën. Ai luajti vetëm disa ndeshje me kombëtaren e madhe të Zvicrës, por pa lënë gjurmë.

Ish futbollisti i Ferronikelit, rrëfehet për lidhjen e tij me aktoren shqiptare

Duka pret në takim Ademin: Kupa e përbashkër nuk u realizua për shkak të COVID-it