Ranglista e UEFA-s për Kosovën. Valon Berisha më i miri

Në renditjen që përpilon UEFA duke nxjerrë statistika individuale të futbollistëve të ndryshëm, lojtari më i mirë te Kosova është dukshëm Valon Berisha.
Gjithnjë sipas ketij rangimi mesfushori shqiptar ka arritur te vlerësohet me 509 pikë, dhe të rangohet në vendin e 106-te, shkruan asport.
Pas tij vjen Fidan Aliti, jo shumë larg me pikë. Mbrojtësi është vlerësuar me 750 pikë dhe rangohet në vendin e 196-të.
Tre të apostrofuarit e ditëve të fundit, të cilët u kritikuan për mungesën me Kosovën dhe u ngrenë dyshime për mos-ardhjen e tyre, janë renditur pas portierit Arijanet Muriç.
Vedat Muriqi, mbrojtësi Amir Rrahmani dhe Milot Rashica janë ranguar në vendin e 217-të, 283 përkatësisht 420-të, të kësaj rangliste.

(Video)Stërvitje rraskapitëse, ja pse Bielsa quhet “i çmendur”

E pazakontë: Në Spanjë, hendbollistët luajnë me maska