Ramadani: Ja pse nuk fola me Dallkun, Prishtina për titull

Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani ka dhënë një intervistë për Zëri. Ai mes tjerash ka folur pa dorëza rreth rezultateve të marra deri tani, kontaktet me ish trajnerin Dallku dhe synimeve të klubit.

Ramadani ka thënë të mos jetë konsultuar me Dallkun, kur e ka marrë ekipin e as pasi, por se e vlerëson shumë dhe ka respekt maksimal për të.
“Patjetër që e vlerësoj shumë. Ne jemi kolegë dhe respekti është maksimal. Unë mendoj se çdo trajner është i mirë në filozofinë e tij.”
Por, sipas tij nuk e ka parë të nevojshme të konsulohet me të pasi veç i njeh mbi 90% të lojtarëve.
“Nëse nuk do të kisha besuar unë ose nëse nuk do të kishte besuar Kryesia tek unë, nuk do të isha sot këtu duke bërë intervistë me ju. Pra, ne do të punojmë shumë dhe besoj te puna që do ta bëjmë së bashku për të arritur synimin. Angazhimi ynë maksimal besoj se do t’i sjellë rezultatet” ka përfunduar tekniku shkupjan..

Rikthehet Guri: Ja situata ime tek Odense

Mesfushori shqiptar po shkëlqen në Turqi