Mbyllet ndeshja Turqi-Kosovë, ky është rezultati

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll(femrat), ka marrë 1 pikë në takimin që posa u mbyll në Antalia, kundër Turqisë.

Vendaset ishin më kërkuese gjatë gjithë kohës, porse Kosova ishte e hendikepuar që prej minutës së35-të, kur Sylaj e Kosovës ndëshkohet me karton të kuq.

Që prej atij episodi gjërat për vashat e Afërdita Fazliut u vështirësuan, por ajo që pati rëndësi është se arritën të ruajne portën e paprekur.

Ndryshe Turqia ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke e dominuar atë, falë edhe epërsisë numerike, por në fund ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.

Pas kësaj ndeshje, Kosova ndodhet e katërta në grupin A me 10 pikë, 2 më pak se Sllovenia e cila ka një ndeshje më tepër.

Dermaku: Nuk u mendova dy herë për Leccen

Distria e artë në Budapest