Kush janë dy lojtarët që refuzuan grumbullimin me Kombëtaren?

Në një situatë shumë të komplikuar për shkak të COVID-19, lojtarë të ndryshëm vendosën që të kërkonin nga trajneri Reja që të mos grumbulloheshin, për të evituar karantinën. Klaus Gjasula dhe Lindon Selahi janë dy lojtarët e Kombëtares që i bënë kërkese trajnerit Reja, për të mos u grumbulluar, pavarësisht lejeve që ju dhanë klubet respektive.
Por, një tjetër personazh nuk e kishte problem këtë sakrificë. Mesfushori, Amir Abrashi vendosi të kundërtën dhe kjo ka bërë bujë edhe në media gjermane si te “Kicker”. Edhe pse lojtari e dinte që Freiburg përballej me disa mungesa dhe udhëtimi i tij drejt Shqipërisë do të sillte karantinën e detyrueshem duke e bërë që të humbiste ndeshjen e radhës në kampionat, ai vendosi të mos refuzonte ftesën kuqezi.
Lojtari udhëtoi, për dy ndeshjet e kombëtares dhe tashmë  është rikthyer përsëri drejt Gjermanisë ku do të qëndrojë të paktën një javë i izoluar, në pritje të lejes nga autoritetet shëndetësorë që të mund t’i kthehet aktiviteteve me skuadrën e tij.

Meta dekoron katër ish lojtarë të Partizanit

Ballkani “përmbys” Arbërinë (tabela)