Kombëtarja U17 mëson kundërshtarët për Euro 2021

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 12 sëbashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga 1 korriku i vitit 2021 dhe do të përfundojnë në 16 nëntor të po këtij viti. Janë gjithësej 13 grupe, me nga katër skuadra, ku dy ekipet e para të ccdo grupi dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta, do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në pranverën e vitit 2022.  Izraeli, që është edhe vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e turneut, që do të mbahen në maj të vitit 2022.

KombëtarjaU19: Shqipëria në grup me Serbinë

Fitojnë Kukësi e Vllaznia, Partizani ndahet në paqe me Teuten