Kombëtarja e femrave shumë e fortë për Qipron

Kombëtarja shqiptare e femrave zhvilloi sot përballjen e radhës eliminatore të kampionatit Europian, teksa u përball me Qipron në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Pa trajnerin Grima dhe tre futbolliste, të cilët rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, vajzat kuqezi u drejtuan nga Dritan Babamusta dhe arritën të fitojnë me rezultatin e thellë 4-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18’ nga ana e futbollistes së Mitrovisës, Suada jashari, ndërsa goleada u kompletua në minutat e fundit, me golat e shënuar nga futbollistet e Vllaznisë, Megi Doçi e Luçie Gjini dhe sulmuesja e Karolinës së Veriut, Kristina Maksuti.

Kjo ishte fitorja e dytë në 7 ndeshje për vajzat kuqezi, që kanë grumbulluar vetëm 6 pikë, pasi 5 përballjet e tjera i kanë humbur. Sfida e ardhshme do të jenë ajo ndaj Portugalisë në Lisbonë, vetëm pas pak ditësh.

Zyrtare: FIFA ndan vazot për shortin e kupës së botës, ja ku gjenden Shqipëria e Kosova

Talenti shqiptar shënon në Turqi (video)