Ish mesfushori i Kombëtares i jep zemër ekipit para ndeshjes me Bjellorusinë

Ish-mesfushori i Kombëtares, Edvin Murati ka përcjellë një mesazh inkurajues nga Franca për lojtarët e Shqipërisë, që sot luajnë një sfidë deçizive, ndaj Bjellorusisë, ku duhet me çdo kusht fitorja.

“Mirëdita të gjithëve! Ju përshëndes nga Franca. E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi tre gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë. Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë.
Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore. Mirupafshim!”, u shpreh Murati në mesazhin e tij.

Gjimshiti “lider” në ajër, më i miri në Serie A dhe i dyti në Europë!

Kosova sfidon Moldavinë, vetëm fitorja e mban në ligën C