Futbollisti shqiptar mbaron aventurën me klubin e ri, akoma pa nisur

Aventura e Blerim Xhemajlit në Kinë përfundon pa nisur, ose më sakëtsisht pas 8 muajsh të çuar dëm. Futbollisti ishte transferuar atje për të luajtur me Shenzhen në kampionatin kunez, por nuk ka arritur të luajë me të, për shkak të pandemisë që mbërtheu KInën.

Pas rifillimit të kampionatit, Xhemjali qëndroi jashtë fushave të lojës pa u aktivizuar në asnjë ndeshje me këtë ekip e tashëm palët kanë gjetur akordin… për të prishur akordin mes tyre. Ka qenë vetë futbollisti ai që ka zyrtarizuar gjithçka me një postim në rrjetet sociale duke bërë të ditur se po largohej nga ky klub pa qenë asnjë sekondë në fushën e lojës me të, edhe pse ishte bërë pjesë e tij prej 8 muajsh.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë si do të dëshironim. Megjithatë kam pasur kënaqësinë që të takoj persona fantastikë, të njoh një vend fantastik, një kulturë të re dhe një qytet të jashtëzakonshëm“, shkruante lojtari i cili pritet të kthehet në Europë për të vazhduar karrierën e tij. 

(Video) Mbyllet ndeshja, Skoci – Shqipëri, shumë gola të shënuar

Çudira shqiptare: Nuk bindi Laçin, nigeriani shitet për 1 mil euro