Futbollisti peruan Osama Vin Laden dhe i vëllai Sadam Hussein

Një futbollist peruan i ka rënë për barrë të mbajë një emër famëkeq.

‘Osama VinLaden’ luan në kategorinë e dytë  dytë peruane dhe natyrisht emri i tij është aq afër sa mendja mund të ju shkoj tek udhëheqësi i ndjerë i al-Kaidës, Osama Bin Laden, i cili u vra nga marinsat amerikane në vitin 2011 në Pakistan, shkruan asport.
“Kam menduar ta ndërroj emrin, por tashmë më pëlqen” mësohet të ketë thënë futbollisti.


Vëllai i VinLaden quhet Saddam Hussein – në emër të ish presidentit irakian, i cili u ekzekutua në 2006.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, babai donte ta emëronte fëmijën e tretë ‘George Bush’, sikurse emri i presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, por i lindi vajzë.

Kumbulla i suksesshëm jo vetëm në fushë (fotogaleri)

Femrat: Përfaqësuesja e Kosovës nis përgaditjet pë kualifikime