Formacioni: Reja fut 1 debutues në çdo repart

Trajneri Edi Reja, duket se i qëndron besnik skemës 3-5-2.

Tekniku italian u kritikua për lënien jashtë listës për ndeshjet e tetorit të disa prej senatorëve të ekipit kombëtar. Dhe, si për të justifikuar këtë, 75 vjeçari pritet të hedh një formacion me së paki 3 debutues me ekipin A.

Sherif Kallaku(Lokomitva Zagreb), Armando Broja(Vitesse) dhe Marash Kumbulla pritet të jenë risitë në formacionin titullar ndaj Kazakistanit.

Në mungesë të Strakoshës, Berisha do të mbroj portën, derisa treshja e mbrojtjes do të jenë Kumbulla, Dërmaku e Gjimshiti. Mesfusha do të jetë nën regjinë e dyshes, Bare-Kallaku që do të ndihmohen nga krahët me Lenjanin e Abrashin. Sulmi pritet të ketë potencën dhe gjatësinë e Brojës në krahë të këmbënguljes së Manajt.

Kazakistan-Shqipëri, zhvillohet në Almaty, me fillim nga ora 15.00 (me kohën lokale të Shqipërisë)

Kosova kërkon këndelljen në derbin ballkanik

Zyrtare: Muça e Lila pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare