Ekskluzive: Kush është talenti i radhës qe refuzoi Shqipërinë?

Refuzimeve për të luajtur me fanellën kuq e zi, i’u shtua edhe një emër.
Bëhet fjalë, për mesfushorin e Malmos, Erdal Rakip. Burime të sigurta, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë thënë për Asport, se ekipi teknik ka ndjekur lojtarin në fjalë prej mëse dy vitesh, dhe më pas e kanë kontaktuar për tu bashkuar me kuqezinjtë.

“Rakip, e kemi ndjekur prej dy vitesh, dhe kemi kontaktuar me të. Bëhet fjalë për një djalosh shqiptar me origjinë nga Shkupi”, ka thënë burimi.

24 vjeçari,ka bërë karrierë edhe në ekipet si Benfica dhe Crystal Palace, dhe gjithashtu ka luajtur 17 ndeshje me ekipin U21 të Suedisë, duke shënuar 2 gola.

“Rakip nuk ka qenë i gatshëm ti bashkohet Kombëtares Shqiptare, me arsyetimin se dëshiron të përfaqësoj vetëm Suedinë nëse do t’i vinte mundësia një ditë” ka përfunduar burimi. /asport/

Emri e mbiemri: Erdal Rakip
Shtetesia: Suedeze/Maqedoni e Veriut
Pozita: Mesfushor
Gjatësia: 1.79 cm
Klubet: Malmo

Erdal Rakip - Player profile 2020 | Transfermarkt

Vata: Asnjë trajner shqiptar nuk mund të bënte më keq se Reja

Alarmante: Covid19, mbërthen shpresat e Kosovës