Edi Rama përkëdhel Mihajloviqin, njërin prej nacionalistëve me të tërbuar serb

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, një nga nacionalistët më të mëdhenj serb, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiq.

“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.

Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik

Ranieri me video mesazh: Mora vesh që në Shqipëri… (video)

Reja: Cikalleshi mi zgjidh problemet te Shqipëria, po vëzhgojmë fëmijët 14-15 vjeç