E prisnin te Kosova, Andi Zeqiri shënon përsëri për Zvicrën U21

Sulmuesi zviceran me origjinë shqiptar, Andi Zeqiri po kalon me formë jashtëzakonisht tê mirë.

Futbollisti që së fundmi u transferua te Brighton, u përfol ditëve të fundit për një kalim të mundshëm te Kosova, biles krerët e Federates së Futbollit të Kosovës e bënë fakt të kryer ardhjen e tij.

Por, demantin më të mirë duket se po ua bënë vet futbollisti, i cili në dy ndeshjet e fundit ka shënuar për ekipin U21 të Zvicrës.

Përveç Zeqirit në fitoren e helvetëve u aktivizuan edhe tjerë futbollistë ne origjinë shqiptare si Domgjoni, Toma e Imeri ndërsa në bankë ishte Shaipi.

Ndryshe, Zvicra U21 ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Lihetenshtajnit U21, duke kryesuar grupin ku bënë pjesë edhe Franca, Gjeorgjia, Sllovakia dhe Azerbajxhani

Kaos total te Kosova, menaxheri Shala shfryn ndaj gazetarëve (video)

Daku i sjell fitoren Kosovës pas 5 humbjeve rresht(video)