E larguan nga Kukësi si dështim, Dy klube të Serie A, pas sulmuesit të Ballkanit

Me 15 gola të realizuar në IPKO Superligën e Kosovës në vetëm 8 takime, Mirlind Daku është një nga sulmuesit që ka spikatur më shumë në Europë në këtë fillim sezoni.

Kjo ka bërë që për sulmuesin e Ballkanit i cili është në pronësi të kroatëve të Osijek të interesohen edhe dy klube me emër në Serie A. Calciomercato.com shkruan se Lazio dhe Torino kanë shfaqur interes për ish-sulmuesin e Kukësit dhe e shikojnë Dakun si një alternativë të mirë për merkaton e janarit.

22-vjeçari në karrierën e tij është aktivizuar në 9 takime edhe me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës duke realizuar dhe 2 gola.

Bardhi: Jam shqiptar, nuk ma mohon askush

Rikthehet Europa League: Ja kush do të jetë titullar nga futbollistët shqiptar