Duka me mesazh përkrahje për Berishën

Lajmi për shtrimin në spital të portierit të Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, për shkak të infektimit me COVID-19 ka shqetësuar opinionin sportiv në vend. Sigurisht që më i ndjeshëm është komuniteti i futbollit, në të cilin “gardiani” tashmë 31-vjeçar bën pjesë. Pasi mësoi lajmin se kapiteni kuqezi do të vijojë ta marrë në spital ndihmën mjekësore, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në Facebook. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka uruar shërim sa më të shpejtë portierit kuqezi.

“Uroj shërim të shpejtë për “gardianin” e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, – shkruan Presidenti Duka.

Rashica mbyll sezonin para kohe, ja kur pritet të rikthehet

Drita mposhtë minimalisht Llapin dhe ngushton diferencën me Ballkanin