De Biasi: Duka më quajti të çmendur. Sikur të kisha 5 lojtarë sikur…

Ish-trajneri i Kombëtares kuqezi zbulon se vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e quajti të “çmendur” për këtë guxim të treguar, por De Biazi tregon se edhe nëse do të kishte 5 të tjerë si mbrojtësi shkodran, do i kishte future titullar në fushën e lojës, pa marrë parasysh moshën. Gjithashtu tekniku italian sjell në vëmendje edhe faktin se dikur e ka sgjeruar emrin e Gjimshitit te Atalanta dhe sot ai ka prekur majat duke luajtur në Champions League.

Në Shqipëri bëra Hysajn të debutonte kur ishte 18 vjeç, ai luante me Empolin. Ne fituam 1-0 me Norvegjinëë, e cila ishte padyshim mbi ne. Në fund të ndeshjes presidenti Duka më thotë se jam i çmendur. Unë i them se nëse do të kisha pasur 5 të tjerë si ai do i kisha lënë të luanin. Vetëm se ata nuk ishin atje. Nëse i jep makinën një 18-vjeçari e bën sepse ai mund të ngasë dhe mund të përmirësohet rrugës. Maturia nuk vjen brenda natës, thjesht kërkon kurajo për të bërë zgjedhje të caktuara”, ka deklaruar Xhani De Biazi./sportekspres/

Gega lajmërohet nga Turqia: Ja gjendja ime

Zyrtare: FIFA ndan vazot për shortin e kupës së botës, ja ku gjenden Shqipëria e Kosova