Bojokoti: Derbi i futbollit sot luhet në kryeministri

Kur futbolli i luajtur ka nisur pothujse nëpër të gjitha vendet, në Shqipëri, akoma vazhdon bojkoti. Sot duket sikur dita D për futbollin shqiptar, do të jetë ditë e ngjeshur me takime e diksutime.

Liga Profesioniste dhe Ministria e Arsimit sot organizojnë takimin e dytë dhe pikërisht në këtë mbledhje pritet të vendosen fatet e nisjes së sezonit dhe plotësimit apo jo të kërkesave të parashtruara.

Një tjetër takim shumë i rëndësishëm paralel me atë të mësipërmin do të zhvillohet edhe në kryministri. Presidenti i FSHF, Armand Duka do të takojë kokë më kokë, kreun e kabinetit qeveritar, Edi Ramën. Ky takim pritet të jetë edhe “kapaku” i gjithë ditës së sotme dhe gjithë bojkotit, me palët që me siguri do e gjejnë një rrugë të mesme. Futbolli duket në horizont.

Superliga, xhiro e 7-të, nën hijen e derbit Ballkani – Drita

Sportske Jutarnji: Lokomotiva më shumë shqiptarë se Zvicra