Berisha: Ja çfarë nuk duhet të lejojmë ndaj Lituanisë

Në krah të trajnerit Edi Reja, u shfaq edhe kapiteni Etrit Berisha.

Ai theksoi se lojtarë e dijnë rëndësinë e ndeshjes me Lituaninë.

“Djemtë e rinj kanë kualitete por u duhet kohë që të ambientohen dhe të luajnë për Kombëtaren. Duhet të japin maksimumin e tyre të mundshëm. Edhe ne duhet t’i ndihmojmë në çdo mënyrë. Kur të arrijnë një vetëbesim në skuadër, i gjithë ekipi do të përfitojë” ka thënë Berisha.

Prishtinasi ka thënë se edhe në ndeshjen e parë Lituania luajti shumë, dhe na vuri në vështirësi.

Më tej, gardiani ka folur edhe ër ndeshjen në Kazakistan.

“Kam parë një grintë shumë më të mirë se në ndeshjen e parë kundër Lituanisë. Djemtë e dinë rëndësinë e kësaj ndeshje. Me siguri nesër do të japin 120% për të arritur objektivin tonë. Nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë”, përfundoi ai.

Reja: Kemi 10 lojtarë të rinjë të cilëve ju besoj shumë

Pirro Dhima:Nuk jam shqiptar!