Avdijaj bind në prova, klubi holandez i ofron kontratë

Pas dy javë provash, të kaluara, sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj, ka arritur të bind klubin holandez FC EMMEN të i ofrojnë një kontratë në kuadër të elitës holandeze të futbollit.

Siç raportojnë në mediat e Holandës, Avdijaj i ka bindur me paraqitje drejtuesit e klubit holandez. Ai ka disa javë që është në prova te Emmeni, meqë që një kohë të gjatë është pa klub.

24-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës skoceze, Hearts. Ai karrierë më herët ka bërë edhe në Turqi, Austri dhe Gjermani te Schalke.

Në rast se nënshkruan marrëveshje, për Avdijajn do të ishte kthimi i dytë në Holandë. Në Holandë luajti për Willem II dhe Rodën.

Më në fund debuton Ismajli

Bardhi: Jam shqiptar, nuk ma mohon askush