Agjenti i Hysajt kërcënon Napolin: Nuk mund të presim më

Agjenti i Elsedi Hysajt, Mario Giuffredi është shprehur se mbrojtësi qëndroi te Napoli vetëm prej trajnerit Gatusso, duke shtuar më tej se kishte shumë oferta për tu larguar.

Më tej ai për mediat italiane është shprehur se në fund të muajit do flitet për rinovimin e kontratës, që është edhe synim i lojtarit, shkruan Panoramasport.

Hysaj Napoli

“Ne jemi ne bisedime me Napolin për rinovimin e kontratës. Hysaj ka pasur disa oferta në këtë merkato, por zgjodhi të qëndronte te Napoli për shkak të raportit të bukur që ka krijuar me Gatusson, nëse do ishte një tjetër trajner do ishte larguar nga Napoli.

Prioriteti i tij është rinovimi, por duhet të kuptojmë edhe qëllimet e klubit. Do të presim deri në fund të tetorit, aty do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rinovimin e kontratës me Napolin. Nuk mund të presim më.”, u shpreh Giuffredi.

Xhebrailat pjesë e Tifozave Kuq e Zi

Edi Reja mbush 75 vjeç!