Zyrtare: Sulmuesi i Kombëtares ndërron klub dhe kampionat

Albion Ademi ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe kampionat. Sulmuesi i talentuar shqiptar, shkëlqeu këtë sezon me Mariehamn në Finlandë, duke realizuar plot 14 gola në kampionat.

Interesimi për 21-vjeçari ka qenë i madh këtë periudhë, teksa garën e ka fituar Djugarden. Ademi do të transferohet te skuadra suedeze, që sezonin e fundit e mbylli në vend të katërt në Allsvenskan.

https://www.instagram.com/p/CKT5HV2F0h1/?igshid=121m6ma3mj2g0

Falënderoj Mariehamn dhe tifozët për sezonin e kaluar. Tani është koha të eci përpara dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur me Djurgarden. Mezi po pres të luaj me ekipin e ri“, shkruan Ademi në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/CKT1jDJAebx/?igshid=t5a87lm525as

Edhe klubi suedez ka bërë publik afrimin e lojtarit të kombëtares shqiptare (u grumbullua nga Panucci në vitin 2018, por nuk ka debutuar akoma me kuqezinjtë). /abcnews.al

Trajneri i kundërshtarëve të Shqipërisë shkarkohet