Zyrtare: Skenderbeu firmos me ish lojtarin e Kombëtares

Skenderbeu ka firmosur me ish lojtarin e Kombëtares U17, U19 dhe U21, Harallamb Qaqi. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi korçar, i cili i ka uruar mirëseardhje 27 vjeçarit.

✍️ Harallamb Qaqi, pjesë e familjes bardhekuqe për sezonin 2020/21❗️

Qëndërmbrojtësi 27 vjeçar me një eksperincë të madhe mbi supe ka zgjedhur të përfaqësojë KF Skënderbeun për sezonin e ri.

Ish lojtari i Hellas Verona, Carpit, Kukësit, Kamzës, Laçit dhe së fundmi Alki Oroklini në Qipro do të jetë lojtar mjaft i rëndësishëm për projektin e klubit nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj!

Welcome on Board Qaqi! 

Kombëtarja e Re(jës) për 2024

Kush është mbretëresha e “freestyle”, me mbi 1 milionë ndjekës në TikTok?