Zyrtare: Shitja e biletave nis më 4 qershor

575726_421670404598861_1877844464_naSport – Ferderata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se për ndeshjen Shqipëri – Norvegji, e cila do të zhvillohet më 07 Qershor 2013, ora 20.30, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, shitja e biletave fillon me datë 04 qershor në pikat e shitjes në Tiranë, më saktësisht në stadiumin “Qemal Stafa” dhe tek rruga e Barrikadave.

Çmimet e biletave janë:
· Tribuna Qendrore A+B, kat.1 8.000 lekë
· Tribuna Qendrore A+B, kat.2 5.000 lekë
· Tribuna D2 3.000 lekë
· Tribunat D1 & D3 2.000 lekë
· Tribunat C dhe E 500 lekë
Data e vonuar e daljes në treg të biletave lidhet vetëm me mbrojtjen që FSHF do t’i bëjë publikut dhe tifozë të shumtë nga “tregu i zi”, pra nga ata abuzues që i blejnë biletat me qëllimin e vetëm për t’i rishitur ato me çmime më të shtrenjta. Çdo biletë ka të shtypur mbi të çmimin dhe çdo vlerë tjetë e ndryshme nga ajo mbi biletë është një abuzim që duhet denoncuar pranë organeve kompetente.
Gjithashtu, sugjerojmë të gjithë tifozët që të jenë shumë të kujdesshëm edhe ndaj fenomenit te falsifikimit të biletave. Biletat e prodhuara nga FSHF do të kenë elemente sigurie të dukshëm dhe padukshëm me sy të lirë. E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisje të veçanta në hyrjet e stadiumit. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes.

You must be logged in to post a comment Login