Zyrtare: Muça e Lila pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare

Tashmë është zyrtare, ashtu siç edhe kishte raportuar para pak ditësh Asport, Gentian Muça dhe Andi Lila janë zyrtarizuar si pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri. Të dy janë zyrtarizuar sot në votimet brenda Partisë Demokratike si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm e padyshim që do të mundohen të shfrytëzojnë famën që kanë marrë nga futbolli për të siguruar votat dhe praninë në Parlamentin shqiptar.
Duket

Gentian Muça, ish kapiteni i Tiranës, dhe tani lojtar i Prishtinës, nuk është e qartë akoma nëse do të lërë klubin ku sapo u transferua për t’u veshur me kollare e për të marrë pjesë nëpër fushata zgjedhore, apo do të bëjë “fushatë të heshtur”.

Kurse Andi Lila i cili është edhe kryetar i sindikatës se futbollistëve, nuk dihet nëse do të jap dorëheqje nga ky post, pasi kjo bie ndesh me parimet e sindikatës.

Formacioni: Reja fut 1 debutues në çdo repart

Shqipëria vetëm barazim me Kazakistanin