Zyrtare: Dy ish futbollistët e Kombëtares, transferohen tek…PS

Tashmë është bërë modë që në vigjile të zgjedhjeve, partitë politike të nguten të “transferojnë” sportistë me emër.
E njëjtë është edhe situata në Shqipëri, pavarësisht që zgjedhjet do të mbahen në prill 2021, partitë politike kanë nisur tratativat për “blerjet”e sportistëve, shkruan asport.
Nëse para disa ditësh Partia Demokratike bëri të ditur se pjesë e listës zgjedhore, do të jetë ish futbollisti i Kombëtares, Andi Lila dhe atletja Klodiana Shala, ditën e djeshme taborri kundërshtar i PD-se, Partia Socialiste ka bërë dy prezantime.
Ish futbollisti i Skenderbeut, Flamurtarit, Tiranës dhe i shumë ekipeve tjera, Gjergji Muzaka është prezantuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj si prurja e re e Partisë Socialiste. “Sportistët ⚽️ e talentuar si @gjergj_muzaka, më frymëzojnë pafund me mentalitetin fitues dhe pasionin me të cilin i bëjnë gjërat. Ai e di se veç puna dhe besimi në forcat e tua të çojnë përpara!
Mirë se erdhe në familjen e madhe të PS-së🌹, aty ku puna shpërblehet dhe fitorja shihet si mundësi për të bërë edhe më shumë për qytetin dhe Shqipërinë”, ka shkruar Veliaj.

Muzaka i cili ka 23 paraqitje me Kombëtaren Shqiptare, nuk është i vetmi, pasi PS, ka “transferuar” edhe portierin e Tiranës edhe ish portierin e dytë të Kombëtares Ilion Lika. “
Me gardianin e portës së KF Tirana dhe Kombëtares, sportistin e talentuar e babain e devotshëm, Ilion Lika ⚽️. Ilioni, dje një ish-demokrat i zhgënjyer nga premtimet boshe të gjumit , sot zgjodhi të ndjekë rrugën e duhur ❤️, atë të punës dhe vullnetit për të ecur përpara.” ka shkruar kryebashkiaku.

Mbetet për të parë ditëve në vijim nëse “armatës” së sportistëve do t’ju shtohet edhe ndonjë sportist tjetër ose jo.

Talenti i Kombëtares i shënon edhe Rijekes(video)

Mediat kryqëzojnë Manajn: Kush e morri?, më mirë të iki vet