Vlerësimet / Roma ndalet nga Empoli, Veseli titullar fiks

aSport– Frederic Veseli duket se tashmë e ka fituar vendin në formacionin bazë të Empoli-t. Edhe në barazimin e djeshëm ndaj Roma-s, mbrojtësi shqiptar u aktivizua gjatë gjithë 90 minutave duke ndihmuar skuadrën e tij në fitimin e një pike të vlefshme ndaj skuadrës së vendit të dytë të renditjes.

Barazimi i djeshëm ishte i katërti 0-0 për Empoli-n në këtë sezon. Në 11 javë kampionat, skuadra toskane ka arritur të shënojë vetëm dy gola (të dy në të njëjtën ndeshje, Empoli 2-1 Crotone, të dy të realizuar nga dy mbrojtës) duke grumbulluar 7 pikë. Përtej statistikave, paraqitja e Veselit dje meritoi këto vlerësime:

Eurosport Italia: “6 Probleme të vogla në fillimin e ndeshjes por rritet me kalimin e minutave. Rudiger nuk e shqetëson shumë dhe qëndron i fortë edhe në daljet e El Shaarawy-t.” Tuttomercatoweb: “5 Vuan shpejtësinë e verdhekuqve dhe shpeshherë detyrohet të shkaktojë faull.” Sportface.it: “6,5 Shumë kujdes, i kombinuar me një grintë mbi mesataren.”

 

 

You must be logged in to post a comment Login