Vlerësimet / Pescara mundet nga Milan, Memushaj i pafat

aSport– Pescara e kapitenit Ledian Memushaj u mund dje me rezultatin e ngushtë 1-0 nga Milan. Në San Siro, mesfushori vlonjat i kombëtares tonë qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës dhe pati një rast të artë për të shënuar në minutën e 61’. Mes tij dhe golit, pengesë u bë mrekullia e portierit kundërshtar, Donnaruma, i cili e devijoi topin me një pritje spektakolare.

Memushaj u vlerësua pozitivisht nga mediat italiane pas takimit të djeshëm. Eurosport Italia: “6,5 Si rol kryen atë të mesfushorit, por duket si një sulmues: prej këmbëve të tij disa prej tentativave më të rrezikshme të Pescara-s, por për fatin e keq të futbollistit përballë i vihet Donnaruma.”

Tuttomercatoweb: “6,5 Ndër më të mirët, krijues dhe i frymëzuar, vë në provë tre herë Donnaruma-n, i cili dje ishtë në një ditë të shkëlqyer.”

Në fushë zbriti edhe Rei Manaj. Për lushnjarin vetëm 13 minuta lojë që nuk mjaftuan për të treguar vlerat e tij dhe për të merituar një vlerësim nga shtypi italian.

 

You must be logged in to post a comment Login