Vlerësimet / Java e shqiptarëve në Serie B

aSport– Java e fundit e Serie B nisi me aktivizimin e Emanuele Ndoj si titullar në takimin Brescia 3-2 Cesena.

Më pas vijoi me aktivizimin në fillimin e pjesës së dytë të Edgar Çanit në ndeshjen Pisa 0-1 Perugia. Vlersimet e mediave italiane për sulmuesin:

Tuttomercatoweb: “6 Kur zbret në fushë i jep më tepër peshë sulmit të Pisa-s, por në minutat e fundit rrezikon ndëshkimin me të kuq pas goditjes me bryll ndaj kundërshtarit Monaco.”
Tuttopisa.it: “6 Nuk ndryshon fatet e ndeshjes si me Latina-n apo krijon raste si me Salernitana-n por aktivizimi i tij shton forcat në sulm. Një pasim i Çanit për Verna-n për pak shndërrohet në gol.”
Humbje edhe për Avellino-n e Berat Gjimshitit, 0-1 në fushën e saj ndaj Frosinone-s. Mbrojtësi shqiptar, nga të paktët që i shpëton kritikave:
Avellino Sport: “6 Shpëton portën nga pësimi i golit të dytë, duke bllokuar Paganini-n. Në fundin e ndeshjes del në sulm për të ofruar centimetrat e tij në kërkim të barazimit. Më i miri i mbrojtjes së Avellino-s, vuan vetëm ndaj Dionisi-t, sulmues i një cilësie të lartë.”
Footballweb.it: “6,5 Të qëndrosh i fortë ndaj një sulmuesi si Dionisi nuk është aspak e lehtë.”
Migjen Basha nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen Latina 2-1 Bari.

You must be logged in to post a comment Login