Vlerësimet / Atalanta e gjashta, Berisha sërish protagonist

aSport– Vijon periudha pozitive e portierit të kombëtares shqiptare dhe klubit ku aktivizohet: Atalanta mundi dje 3-0 Genoa-n dhe u ngjit në vendin e gjashtë të kampionatit italian.

Për Etrit Berishën vlerësimet qenë pozitive, pasi portieri u bë protagonist në minutën e 77’ të takimit, kur me një pritje vendimtare ruajti rrjetën të paprekur.

Eurosport Italia: “6,5 Pothuajse i pa bezdisur në pjesën e parë, falë edhe punës së mirë të shokëve të mbrojtjes. Në të dytën ndërhyrja e mrekullueshme ndaj goditjes me kokë të Burdisso-s i jep një gjysëm note më shumë.”

Tuttomercatoweb: “6,5 I jashtëzakonshëm në pjesën e dytë kur me një ndërhyrje vendimtare ndaj Burdisso-s shpëton portën e tij dhe nuk i lejon Genoa-s hapjen e ndeshjes.”

 

You must be logged in to post a comment Login