Veseli në udhëkryq, zviceranët pengojnë federimin tek Empoli

aSport – Stërvitet me skuadrën prej disa javësh, por Frederic Veseli ende nuk mund të quhet zyrtarisht lojtar i Empolit.

Shkak është bërë Lugano, ish-skuadra e cila po mban peng federimin e qendërmbrojësit shqiptar në radhët e klubit të Serie A.

Sipas medieve italiane, klubi zviceran nuk dëshiron të firmosë shkëputjen nga 24-vjeçari të cilin e konsideron ende nën kontratë.

Siuatën e bën akoma më të ndërlikuar faki që disa rregulla të Federaës Zvicerane të Futbollit nuk janë detyrimisht të zbatueshme në Itali.

Ndërkohë avokatët e Empolit janë duke punuar për ta zgjidhur sa më shpejt këtë ngërç e për t’i dhënë trajnerit Martusciello një armë shtesë për repartin e prapavijës.

You must be logged in to post a comment Login