Vendimi absurd: Ndalohet qarkullimi, futbolli lejohet?

Qeveria e Kosovës ka miratur një varg masash për fundjavë, për parandalimin e virusit Corona. Përveç mbylljes së shumë veprimtarive biznesore do të karantinohet edhe Prishtina dhe disa prej qyteteve përreth.
Me këtë vendim, është shfuqizuar vendimi i kaluar që lejon aktivitetet sportive nëpër palestra, por që ato në ambient të hapur do të lejohen. Mirëpo tek pika e karantinimit të Prishtinës thuhet se nuk do të lejohet qarkullimi i personave dhe mjeteve, përveç atyre emergjente, të sigurisë apo edhe të linjave të furnizimit.
Në anën tjetër, Ibër Alaj nga departamenti i soprtit ka thënë se”
Në bazë të vendimit të Qeverisë, pezullohen aktivitetet sportive. Vendimi ka të bëjë me aktivitetet në palestra, jo me ato në ambient të hapur. Pra futbolli lejohet”,
Mbetet për tu parë nëse xhiroja e rradhës e superligës së Kosovës në futboll do të nisë nesër ose jo.

Liria përfiton nga shitja e Muriqit

Tifozët ende larg stadiumeve, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin tepër të ‘hidhur’ për FSHF-në