Kombëtarja Shqiptare e U21, ka fituar minimalisht në “Fadil Vokrri”, me rezultat 0-1.
Ekipi i kuqezinjëve u udhëheq nga Xhemal Mustedanagic ne mungesë të trajnerit, Alban Bushi i cili u prek nga COVID19.
Luhej minuta e 35-të, kur futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Enis Çokaj shënoi me kokë pas harkimit të Ernest Muçit.
Kuqezinjtë pas paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjet e fundit, do të kërkojnë edhe ditën e sotme fitoren, për të shpresuar te kualifikimi, me Austrinë e vendit të dytë që ndodhet në kuotën e 15 pikëve, 4 më shumë se Shpresat, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar.
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1327320191391371264?s=19