U-17 nis përgatitjet për kualifikueset e Euro 2017

aSport – Në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës ditën e nesërme do të grumbullohet ekipi kombëtar U-17. Kuq e zinjtë e talentuar do të përgatiten për kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2017.

Në drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagiç, futbollistët U-17, do të përgatiten për të qenë sa më në formë, në turneun kualifikues që fillon pas dhjetë ditësh.

Shqipëria, është në njëjtin grup eliminator së bashku me Italinë, Serbinë dhe Maqedoninë. Ndeshjet e grupit tonë do të luhen në Itali, në datat 26-28-31 tetor.

Takimin e parë Shqipëria do ta luajë me mikpritësit e aktivitetit, pra me Italinë, të dytën kundër Serbisë dhe të tretën kundër Maqedonisë.

You must be logged in to post a comment Login