Endri Çekiçi nuk është përgatitur për të realizuar gola të thjeshtë, por të pamundur, shkruan sportekspres. Futbollisti shqiptar ka arritur që të gjejë golin e parë në Turqi pas aventurës shpërthyese te Ljubjana, atje ku shënonte thuajse në çdo javë. Ashtu siç e kemi përmendur në javët e fundit ka pasur një ngritje të madhe të nivelit të Çekiçit. Pavarësisht se nuk po e gjente ende rrugën e rrjetës, po e ndihmonte së tepërmi ekipin me ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe për këtë fitoi fanellën e titullarit.
⚽️GOL! Ankaragücü 1-1 Başakşehir
— goblintvizle1.com (@goblintvizlecom) January 10, 2021
21' Cekici 'den Muhteşem GOOLL!! pic.twitter.com/GGfouQA4NY