Turpërohet Partizani, Besëlidhja e eleminon nga Kupa

aSport– Rezultat surprizë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë: nënkampionët e vendit dhe 15 herë fitues të këtij kompeticioni, Partizani, janë eleminuar nga Besëlidhja e Lezhës, skuadër që luan në kategorinë e parë.

Ndeshja e parë, e luajtur në Lezhë përfundoi me fitoren e vendasve 1-0, ndërsa ajo e kthimit, e sapombyllur, i ndau dy skuadrat në barazim 1-1. Golit të Vilës në minutën e 45’ ju përgjigj ai Sidibe në të 56’, duke befasuar të kuqtë dhe siguruar kualifikimin në çerekfinale për lezhjanët.

Tabela e plotë e rezultateve:

Partizani 1-1 Besëlidhja

Teuta 3-1 Kastrioti

Skënderbeu 3-0 Apolonia

Vllaznia 6-0 Kamza

Tirana 1-0 Luftëtari

Laçi 3-0 Bylis

Flamurtari 2-0 Tërbuni

Kukësi 0-0 Dinamo

You must be logged in to post a comment Login