Tre humbje rresht, trajneri i Prishtinës, paralajmëron

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani sipas të gjitha gjasave, aventurën me Prishtinën do ta mbyll para skadimit të kontratës.

E shkak për këtë është bërë, humbja e sotme e Prishtinës nga Drenica, e që për kryeqyteyasit ishte humbja e 3-të me rradhë.

Trajneri Zekirija Ramadani pas ndeshjes me Drenicën, tha se do të ulet e të flas me kryesinë e klubit, duke paralajmëruar edhe dorëheqjen paraprakisht.

“Dhamë maksimumin, por nuk mjaftoi që të fitonim. Drenica na mposhti pas angazhimit që kishin”

“3 humbje radhazi janë shumë, dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi e ai që duhet të marrë përgjegjësi jam unë, dhe nuk i iku aspak përgjigjësisë”

“Këto tre humbje nuk na ngjajnë aspak, dhe unë do të marrë përgjegjësinë, e themë këtë me plotë bindje. Motivimi nuk është në nivelin e duhur, por qfarë do ndodhë ja lëmë kohës dhe do flasim me drejtuesit e klubit”

Drita mposhtë Llapin në derbi, Prishtina befasohet nga Drenica

Munishi i akuzon rëndë Dritën pas fitores me Llapin