Tomas Strakosha: Idhulli im është babai, dua të kem personalitetin e tij

Tomas StrakoshaAsport– Ka arritur të shkëlqej me të rinjtë e Lacios, duke bindur edhe trajnerin Vladimir Petkovic që e ka grumbulluar në skuadrën e parë. Tomas Strakosha, një ndër protagonistët e sezonit të shkëlqyer bardhekaltër, që është mbyllur me titullin kampion të fituar, ka treguar emocionin e tij nëpërmjet mikrofonave të Lazio Style Radio.

“Ka qënë një eksperiencë shumë e bukur për mua dhe për skuadrën. Për një të ri nuk ka asgjë më të madhe sesa fitimi i titullit kampion. Gjatë vitit kemi kërkuar të punojmë dhe të qëndrrojmë gjithmonë e më të bashkuar: kjo, sëbashku me fitoren në derbin dhe fazës së dytë, ka qënë sekreti që na ka dhënë mundësi të fitojmë”. Nuk ka luajtur vetëm me të rinjtë Strakosha që ka arritur të konfirmohet “ edhe me të mëdhenjtë” duke përfituar shumë nga kolegët e tij më me eksperiencë, si Federiko Marketi dhe Albano Bizarri. “Kam mësuar shumë të reja me Marketin dhe Bizarrin, në skuadrën e parë është një tjetër nivel gjithcka, ndryshon ritmi, shpejtësia, përqendrrimi kërkuar, është krejtësisht gjithcka tjetër në krahasim me skuadrën e të rinjve.

Idhulli im? Babai im, do doja të kisha personalitetin e tij. Përsa i përket portierëve modern më i miri në absolut është Bufon, por edhe Marketi më pëlqen shumë”, ka përfunduar analizën e tij numri një i Under 21 kuqezi.

You must be logged in to post a comment Login