Tjetër dëmtim për mesfushorin e Kombëtares

Emanuele Ndoj po kalonte një formë të shkëlqyer te Bresha në Serinë B, ku me paraqitjet e e treguara, ishte kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Megjithatë, mesfushorin e Kombëtares e ka ndjekur fati i keq, teksa ditën e djeshme ka pësuar një dëmtim ndaj Kozencës, që e detyroi atë të largohej nga fusha e lojës, shkruan panorama.

Në minutën e  22’, lojtari ndjeu dhimbje dhe u shtri në fushë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u konstatua se lojtari nuk mund të vazhdonte ndeshjen më tej.

Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, teksa ditën e sotme do të kryejë ekzaminimet e detajuara mjekësore, ku do të mësohet shkalla e dëmtimin dhe koha për riaftësimin.

Operohet Mihaj, ja sa do të mungoj

Teuta mund Tiranën, Partizani i “hakmerret” Gegës