Tirana vendos për transferimin e Muçit

Telenovela Ernest Muçi, te Tirana duket se ka përfunduar, të paktën përkohësisht.

Klubi kryeqytetas ka bindur sulmuesin e tij Ernest Muçin të qëndrojë edhe për një sezon në shtëpinë bardheblu. Lajmi u dha nga 25-herë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare.

Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi.Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës.

Drenica “shtang” Llapin, Prishtina goleadë ndaj Besës

Balaj “shuplakë” Edi Rejes, shënon në fitoren e Sturm Graz