Tirana “shkel” Kukësin, Kastrioti shtang Partizanin (video)

Kampioni aktual, Tirana e ka fituar derbin me Kukësin, më lehtë sesa që pritej. Skuadra nga kryeqyteti mposhti veriorët me rezultat bindës 2:0 në supersfidën e javës së parë që u zhvillua në Korçë.
Pavarësisht mungesave, skuadra e trajnerit Emanuel Egbo realizoi shumë herët dy gola, dhe vendimtar ishte mesfushori maqedonas Najdovski që realizoi në minuten e 6-të dhe 14-të për Tiranën, që rezultoi te jetë edhe epilogu final i kësaj ndeshje.

https://player.boostplatforms.com/video?id=1604495128646

https://player.boostplatforms.com/video?id=1604494866845


Befasi e dorës së parë konsiderohet të jetë ndeshja mes Partizanit e Kastriotit e luajtur në Kamëz. Krutanet arriten qe te mposhtin demat me rezultat 1-2. Ekipi i trajnerit Ndreu e nisi me mirë ndeshjen, dhe vetëm pas 20 minutash lojë, shënuan me anë të David. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 64-te, Jasir Asani nga penalltia barazoi rezultatin, por për 3 pikët e plota u përkujdes, Rezi, i cili në minutën e 85-të me një supergol, shtangu ekipin e Ilir Dajës.

https://player.boostplatforms.com/video?id=1604495649929

https://player.boostplatforms.com/video?id=1604499149681

E barazim është mbyllur edhe sfida tjetër, mes Bylisit e Laçit 1:1. Për vendasit shënoi Hadroj në minutën e 36-të, ndërsa pjesës së dytë Laçi fitoi një 11-metërsh të cilën e kthehu në gol i përhershmi Nwabueze.

Drita nuk ndalet, Prishtina fiton pas 3 humbjeve rresht (video)

Skenderbeu ndal Teuten, Vllaznia mposht Apoloninë