Tirana me transfer “bombë”, zyrtarizon sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për një goditje të bujshme nga bardheblutë. Taulant Seferi, i shumë përmendur për kalimin e tij te Shkëndija e Tetovës, e gjen veten nën ngjyrat bardheblu.

Kryeqytetasit kanë njoftuar se është mbyllur me sukses marrëveshja me Young Boys për të huazuar sulmuesin Seferi. Një lojtar i cili është gjithashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare, duke ia rritur më tepër kualitetin kampionëve të Superiores, të cilët kërkojnë të rikthehen në luftën për titullin kampion

Pretendenti për një vend në Kombërare vjen me një tjetër gol nga Turqia (video)

Reja: Uroj që marsi të na gjejë në formë, rivalë si Anglia na motivojnëUroj që marsi të na gjejë në formë, rivalë si Anglia na motivojnë