Tirana arrin marrëveshje me top sulmuesin nga Maqedonia e veriut

Arrihet akordi. Ferhan Hasani është goditja e madhe e Tiranës për merkaton e janarit. Kampionët e Shqipërisë kanë bindur futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për të firmosur një kontratë 18-mujore me bardheblutë me Bubën siç njihet ndryshe Hasani që do të bëhet futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore. Në ditët e para të janarit ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës i cili sëfundmi u aktivizua në Finlandë me skuadrën më të mirë të këtij vendi HJK Helsinki me të cilët luajti në 9 takime në kampionat duke shënuar 5 gola, do të vihet në dispozicion të trajnerit Nevil Dede.

Lajmin për Supersport e kanë konfirmuar burime pranë klubit të Tiranës dhe Ferhan Hasani mund të konsiderohet zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Pas Agim Ibraimit një tjetër futbollist me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare i cili është aktivizuar edhe në Gjermani me Ëolfsburg dhe në Danimarkë me Brondbyn vjen në Kategorinë Superiore për të rritur akoma më shumë nivelin dhe cilësinë e kampionatit tonë.

Vllaznia i falet Hoxhajt për të ruajtur kreun, Partizani gjen golat dhe fitoren, nuk ndalen Teuta e Laçi!

Duka: Me Anglinë shpresoj ta luajmë me tifozë, kemi marrë masa për fushën e “Air Albania”, Statuti…?