Tifozat Kuq e Zi kanë mbushur 17 vjet.
Përmes një postimi, tifozët e Kombëtares Shqiptare kanë uruar të gjithë anëtarësinë e tyre, shkruan asport.
Kujtojmë se TKZ u themelua me 25 dhjetor 2003, dhe që prej atëherë ka qenë lojtari i 12-të i Kombëtares si brenda ashtu edhe në transferta.
Për shkak të pandemisë globale këtë vit munguan aktivitetet e tyre, e për arsye të njëjta nuk u organizua as festa e përvjetorit të 17-të.